Përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Danimarkën në një ndeshje miqësore në Prishtinë me rezultat 2:2.
Aktori i njohur, Vedat Bajrami së bashku me shumë kolegë aktorë ishte në stadium në përkrahje të Përfaqësueses.
“Dashuri e parë dhe e fundit je Kosova” ka shkruar Vedati në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.
Bajrami konsiderohet një ndër humoristët më të preferuar në Kosovë.