Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi, negativ në testin e koronavirusit

Vedat Muriqi, negativ në testin e koronavirusit

Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin e koronaviusit.

Skuadra e Fenerbahce iu ka nënshtruar testeve për pandeminë, e cila ka marrë pothuajse 20 mijë jetë deri tani në botë.

Superliga turke ishte një ndër kampionatet e fundit që vendosi t’i jepte fund aktiviteteve sportive, pasi u shënuan rastet me rritje në vend, përcjell lajmi.net.

Ylli kosovar, i cili mbron fanellën e gjigantit turk, Muriqi gjithashtu iu nënshtrua këtij testi.

Gjatë ditës së sotme rezultatet kanë mbërritur dhe fatmirësisht, ai ka rezultuar negativ.

Kujtojmë se trajneri i Galatasaray, Fatih Terim doli pozitiv gjatë ditës së djeshme.