Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol sonte për Lazion në një ndeshje miqësore, shkruan Zeri.info.
Lazio ditën e sotme zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, Meppen.
Ndeshja u mbyll baras 1-1, teksa golin për lacialët e shënoi Vedat Muriqi.
Sulmuesi shtatlartë ishte titullar sot te skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri.
https://streamable.com/4hu9ur
Përveç Muriqit, nga fillimi u aktivizuan edhe Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.