Fjalë Kyçe

Velekinca, vendi ku aksidentet nuk janë të rralla

Velekinca, vendi ku aksidentet nuk janë të rralla

Të dielën në Velekincë të Gjilanit u shkelën dy këmbësore, njëra 13 e tjetra 21 vjeçare.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, bëri të ditur se 13-vjeçarja është duke u trajtuar dhe është në gjendje stabile, kurse vajza tjetër pas kontrollit është lëshuar në shtëpi.

Ndërkohë, familjarët e të dëmtuarave nuk kanë dashur të flasin para kamerës.

Kurse nga policia, zëdhënësi Ismet Hashani konfirmoi se me urdhër të prokurorit, drejtuesja e dyshuar e veturës është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Se këtu shpesh ndodhin aksidente, e pranon edhe kryetari i fshatit, Skender Bajrami.

Drejtori për shërbime publike i Gjilanit, Mentor Mihovci, tha se zyrtari për komunikacion do të dalë t’i identifikojë rreziqet.