Fjalë Kyçe

Vëllai i dëshmorëve Bytyçi në Kongresin Amerikan: Vuçiq ka kërcënuar familjen time

Vëllai i dëshmorëve Bytyçi në Kongresin Amerikan: Vuçiq ka kërcënuar familjen time

Ilir Bytyçi, vëllau i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës, dëshmoi para Kongresit Amerikan. Aty po rrëfen edhe Vasfije Krasniqi-Goodman për përjetimet e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ilir Bytyçi foli në emër të viktimave të luftës, ai tha se jam këtu për të thënë një porosi, nëse doni paqe të qëndrueshme në Kosovë nuk duhet ti anashkaloni dhe injoroni drejtësinë për viktimat

“Jam nga një familje emigrantësh jam rritur në Kosovë dhe Amerikë së bashku me 3 vëllezërit e vrarë dhe nënën. Ishim të tmerruar kur pamë familjarë që gjatë luftës po përziheshin nga shtëpitë e tyre. Ne pamë se komuniteti në New York ishte i bashkuar dhe donin të shkonin të luftonin kundër pushtimit të Serbisë mbi Kosovën. Ylli, Mehmeti dhe Agroni ishin të vendosur të shkonin. Ata u pajtuan që të shkonin në një zonë të sigurt dhe humanitare, por një automjet pa targa i kidnapoi dhe ata u gjetën në Petrovosello në një varrezë masive. Vëllezërit e mi u gjetën me duar të lidhur dhe të ekzekutuar në kokë vetëm pse ishin shqiptarë. Ne po kërkojmë drejtësi sepse President i Serbisë Vuçiq po i mbron kriminelët, dhe lavdëron periudhën e Millosheviçit”.

“Unë kam takuar më 2015 Vuçiqin për ti kërkuar drejtësi për vëllezërit e mi, dhe ai e ka kërcënuar familjen time” ka thënë Bytyçi

Ilir Bytyçi ka vazhduar se janë shumë të zhdukur dhe Serbia nuk e ka dënuar askënd për fshehje të këtyre krimeve.

“Kongresi amerikan duhet të miratojë rezolutën që ti japin rëndësi të veçantë këtyre gjërave sepse Serbia po përpiqet të hyjë në BE dhe i është mundësuar hapja e kapitullit për anëtarësim. Është momenti që SHBA-të dhe BE-ja ti tërheqin vërejtjen Serbisë, që të  mos iu ikë çështjeve të tilla dhe t’i përballojë ato”, ka përfunduar Bytyçi.