Deçanasja Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur para katër viteve, e cila më pas u gjet e vrarë me dy plumba në kokë.
Pasi ishte raportuar si e zhdukur, Donjeta Pajazitaj, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.
Vëllai i sajë Shkelqim Pajazitaj e ka kujtuar atë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Ai ka kërkuar drejtësi për motrën e vrarë, raporton lajmi.net.
4 vite nga dita e zhdukjes tënde
Sod 4 vite pa ty
4 vite ende gjygje, vujtje e malltretime, deri kur do te kete drejtesi ne ty oj #KosovaIme ?
Deri kur #Drejtesi ?.