Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, sot është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Por, vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkëlqim Pajazitaj, tha se dyshojnë se Naser Pajazitaj nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e kësaj vepre.
“Ne besojmë që Naseri në atë gjendje nuk ka mundur të jetë vet. Ne jemi të bindur, sepse të tregon gjendja e tij. Këtë e them me bindje të plotë, sepse Donjeta ka qenë 24 vjeçare dhe e fortë dhe ka mundur ta sfidojë Naserin në atë gjendje”.
Ai theksoi se pas vendimit drejtësia mori rrugën e drejtë.
“Ka qenë vendim shumë i mirë dhe e kemi pritur këtë vendim. Nuk kemi besuar që kjo do të ndodhë, por drejtësia mori rrugën e drejtë”, tha ai në Klan Kosova.
Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.