Më herët është raportuar nga disa media që Federata e Futbollit të Kosovës nuk i ka siguruar bileta për ndeshjen Kosovë-Spanjë familjes së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta ndjekur ndeshjen kishte qenë vëllau i legjendës emrin e të cilit e mban stadiumi.
“Në stadium për ta ndjekur ndeshjen ka qenë vëllau Adil Vokrri, së bashku me një shok të tij”.
Tutje ky burim thotë shkaku i pandemisë nuk janë përgatitur ftesa për ndeshje, duke potencuar faktin se familja Vokrri çdoherë e ka derën e hapur.
“Shkaku i pandemisë ne nuk kemi përgatitur ftesa. Kush ka pasur dëshirë ka ardh ka kërkuar bileta edhe e ka shikuar lojën”.
“Familja Vokrri çdoherë e ka derën e hapur. Sa herë që kanë kërkuar bileta për të shikuar atyre ju është ofruar bileta”.
Kosova mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 2:0, duke mos arritur të dalë me një rezultat pozitiv pavarësisht lojës së jashtëzakonshme.
Në “Fadil Vokrri” “Dardanët” treguan lojë të mirë duke krijuar raste që kanë mundur ta rrezikojnë fitoren e “Furisë së kuqe”.
Por, rastet e tyre nuk i shfrytëzuan Rashica, Muriqi, Rashani dhe Loshaj.