Fjalë Kyçe

Vëllaznimi evropian, ja shërbimi i ri për futbollistët

Vëllaznimi evropian, ja shërbimi i ri për futbollistët

Skuadra e Vëllaznimit nuk ka të ndalur me investime për klubin.

Klubi gjakovar përveç transferimeve të shumta dhe mjaft cilësore këtë afat kalimtar, ka ndarë mendjen e hapjes së një hotelit për akomodimin e lojtarëve, si dhe pjesës ditore ku mund të shfrytëzohet nga qytetarët e vendit.

Në një prononcim për GazetaBlic, menaxheri i skuadrës së Vëllaznimit Besnik Gojani tregon për kushtet dhe mundësit më të mira që do ti kenë lojtarët dhe i gjithë stafi i klubit.

“Ne si kryesi e KF Vëllaznimit, kemi vendos që këtë javë të bëjmë hapjen e restorant ‘Apollonia’ për akomodimin e lojtarëve dhe shfrytëzimin e shujtave ditore”.

“E mira e gjithë kësaj është se ne do t’i lejojmë edhe qytetarët që t’i shfrytëzojnë këtë ambient, dhe parat qe na grumbullohen të shkojnë të gjitha si donacion për klubin”, tregon Gojani.