Klubi i Futbollit “Vëllaznimi” me presidentin Agim Cana, sinqerisht i falenderon tifozët e Klubit për një atmosferë të jashtëzakonshme dhe për një përkrahje të pashoqe që ua bënë futbollistëve tanë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, Vëllaznimi – Drita, shkruan GazetaAlo.
Ju, tifozë të respektuar, jeni pjesë shumë e rëndësishme e këtij suksesi të madh të Vëllaznimit, plasmanit në gjysmëfinalen e Kupës.
Presim që edhe në të ardhmen të jeni në këtë nivel, në ndërkohë që edhe Klubi dhe Presidenti Agim Cana vazhdimisht do të jenë me ju dhe pranë jush.
Të bashkuar mund të arrijmë shumë!, thuhet në postimin e skuadrës në rrjetet sociale./GazetaAlo.com