Fjalë Kyçe

Vendi ku humbi jetën këmbësori në Podujevë ishte i njohur për gara me vetura

Vendi ku humbi jetën këmbësori në Podujevë ishte i njohur për gara me vetura

Rexhep Maksuti nga fshati Shtedim i Podujevës ku ndodhi sot aksidenti me fatalitet ka treguar se vendi ku vdiq këmbësori është i njohur për gara me vetura.

Maksuti i cili kishte qenë dëshmitar i aksidentit ka treguar detaje sesi ka ardhur deri tek aksidenti.

“Këtu ka vazhdimisht gara, nuk shkon java pa bo gara, tri ditë nuk shkon pa ardh naj i ri mu shty qashtu qysh u bo sot, shumë rrallë ka policë, radar nuk ka”, ka treguar Maksuti.

Maksuti ka treguar se këmbësori i cili vdiq kishte sot kishte ardh nga Gjermania për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij.

“Aksidenti ka ndodhur dy kerre tu shty, ai kerri tjetër u ik, ky tjetri e ka pshtue, prej qatyhit edhe u shku ngul qatje, personi i cili ka ardh nga Gjermania, për me i ble disa sene për shtëpi të vet e ka lepit për kocka në palet edhe e ka mbyt në vend”, ka treguar Maksuti, banor i këtij fshati.