Teksa e gjithë pjesa tjetër e botës vazhdon luftën e saj kundrejt koronavirusit, një kontinent duket se ka mundur t’I shpëtojë pandemisë.
Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, tashmë konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar.
Edhe pse këtu nuk ka një popullsi zyrtare autoktone (përveç nëse llogaritni pinguinët, balenat) , rreth 5,000 njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe studiues, aktualisht banojnë në 80 bazat e saj.
Keri Nelson, një koordinator administrativ në Stacionin Palmer të Anvers Island, stacioni më verior i SHBA në Antarktidë, është njëri prej tyre.
“Unë nuk mendoj se ka një person, që nuk është mirënjohës dhe nuk ndihet i sigurt rreth të qenurit këtu”, tha ai për CNN Travel përmes email-it.
“Disa njerëz janë të gatshëm të kthehen në shtëpi, për të ndihmuar njerëzit që duan në mënyra të ndryshme, gjatë kësaj kohe në histori. “Por të gjithë ne jemi shumë mirënjohës që jetojmë në një vend ku kjo sëmundje (dhe të gjitha implikimet e shëndetit dhe stilit të jetës së saj) mungojnë.”