120 deputetët e zgjedhur nga populli nesër do të mblidhen për ta votuar konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës. Gati tre muaj pas zgjedhjeve në seancën e caktuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përveç betimit të deputetëve, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kuvendi do ta marrë mandatin e tij prej katër vjetësh në rast se nesër do të votohet me shumicën e votave kandidati i propozuar i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit do t’i takojë ta propozojë kryetarin e Kuvendit, por e gjithë kjo procedurë do të varet nga marrëveshja potenciale e subjektit në fjalë me Lidhjen Demokratike të Kosovës