Fjalë Kyçe

Vendim/ Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

Vendim/ Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Komunën e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga kandidati për asamble në Komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili edhe kishte drejtuar ankesën në PZAP.

Në publikimin e dokumentit të PZAP-së thuhet se është pranuar e bazuar ankesa e Malokut, të cilit i janë bashkëngjitur edhe 119 kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK,NISMA, PP, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, transmeton lajmi.net.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

Duhet përkujtuar që nga rezultati i publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor doli se Komuna e Podujevës do të shkojë drejt balotazhit.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni si dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi do të kërkojnë edhe një herë votat e qytetarëve për balotazhin që do të zhvillohet më 14 nëntor