Fjalë Kyçe

Vendimi i KGJK-së, avokatët vazhdojnë bojkotin

Vendimi i KGJK-së, avokatët vazhdojnë bojkotin

Oda e avokatëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të vazhdojë me bojkotimin e punës së gjyqësorit.

“OAK sot ka pranuar me shqetësim vendimin e KGJK-së, përkundër domosdoshmërisë dhe arsyeshmërisë së shfuqizimit të urdhëresave dhe rekomandimit, KGJK-ja ka vendosur që të mbajë në fuqi këto Urdhëresa dhe Rekomandimin, me çka OAK është e detyruar që BOJKOTI I PËRGJITHSHËM do të VAZHDOJË”, thuhet në reagimin e OAK.

Ky bojkot do të zgjasë deri në tërheqjen e urdhëresave dhe Rekomandimit nga ana e KGJK-së.

Më qëllim të parandalimit të pasojave për qytetarët dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë, Oda e Avokatëve të Kosovës fton KGJK-në që me urgjencë t’i shfuqizojë Urdhëresat dhe Rekomandimin.