Real Sociedad ka bërë të qartë se nuk do ta shesë Adnan Januzajn, raportoi “Mundo Deportivo” të hënën.
Krerët e Sociedadit dëshirojnë të mbajnë Januzajn së paku edhe një stinor, pasi e shohin reprezentuesin e Belgjikës si pikë të rëndësishme për sulm, transmeton “Koha Ditore”.
Nëpër mediume është raportuar më herët se 24-vjeçari mund të largohet në verë, ndërsa Liverpooli është përmendur ndër skuadrat e interesuara. Januzaj stinorin e kaluar pati probleme me lëndime.
Në total luajti 24 ndeshje, ndërsa shënoi dy gola e asistoi katër të tjerë. Kontrata e tij me Sociedadin skadon në verën e vitit 2022.