Fjalë Kyçe

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Urgjencës në Podujevë, kap vlerën 1.7 milion euro

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Urgjencës në Podujevë, kap vlerën 1.7 milion euro

Të hënën, në qytetin e Podujevës janë vendosur gurthemelet për ndërtimin e Urgjencës në këtë qytet. Të pranishëm në ceremoninë zyrtare ishin drejtuesit e organizatës “Qatar Charity”,e cila ka financuar këtë projekt.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një postim në facebook.

“Projekt ky i cili është në bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7milionë, ku organizata financon me 1.1 milionë , ndërsa Komuna e Podujevës financon me 600,000”, ka shkruar tutje Bulliqi.

Kryetari njofton se Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe ka shtuar se kështu po bëhet një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës.