Fjalë Kyçe

Vendosja e flamurit serb te lapidari i Fatmir Ibishit, Kamberi: Ky akt rrezikon paqen dhe stabilitetin

Vendosja e flamurit serb te lapidari i Fatmir Ibishit, Kamberi: Ky akt rrezikon paqen dhe stabilitetin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi është larguar flamuri kombëtar nga lapidari i dëshmorit, Fatmir Ibishi, në fshatin Konçul.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendosja e flamurit serb në lapidar rrezikon paqen dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.

“Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të. Ky akt rrezikon paqen dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë”.

“Është krejtësisht i pakuptimtë dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji. Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale”, ka theksuar Kamberi.