Fjalë Kyçe

Vendosja e reciprocitetit me targa, KFOR: Situata e sigurisë është stabile

Vendosja e reciprocitetit me targa, KFOR: Situata e sigurisë është stabile

Kosova ka filluar sot reciprocitetin me Serbinë për targat e veturave.

Për këtë arsye forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës shkuan në veri të vendit për të monitoruar situatën, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se situata e sigurisë është stabile në vend pas situatës së krijuar nga vendimi.

“Situata e sigurisë është stabile. KFOR-i po vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin që ka nga OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që është në favor të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Këtë të hëne, Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare i detyroi shoferët nga Serbia ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj dhe kushton pesë euro.

Të njëjtën gjë Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosovë për më shumë se dhjetë vjet.