Fjalë Kyçe

Veprim i shëmtuar nga tifozët e Man Cityt ndaj portierit të Aston Villas, pas momentit që ‘pushtuan’ fushën

Veprim i shëmtuar nga tifozët e Man Cityt ndaj portierit të Aston Villas, pas momentit që ‘pushtuan’ fushën

Manchester City triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Aston Villas dhe fitoi titullin e dytë radhazi të Ligës Premier, pas së cilës tifozët e kampionëve vrapuan në fushë për të festuar, por disa prej tyre shkaktuan një incident,

Derisa festa e tyre në fushë eskaloi, disa prej tifozëve të Citizens e sulmuan portierin e mysafirëve, Robin Olsen.

Gardiani u ankua se një nga tifozët e goditi në kokë, pas së cilës trajneri Steven Gerrard i kërkoi Manchester Cityt të hetonte incidentin dhe shpejt erdhi një falje nga kampioni.

“Manchester City dëshiron t’i kërkojë falje Olsenit, i cili u sulmua gjatë festës. Klubi ka nisur menjëherë hetimet dhe do ta gjejë personin dhe më pas do ta ndalojë hyrjen në stadium”, thuhet në komunikatën e Cityt.

Natyrisht se tifozi do të hetohet për sjelljen e tij dhe priten të merren masa të ashpra për të.

Tifozi duket se ishte i frustruar që skuadra e tij fillimisht ishte duke humbur 2-0, por në fund triumfoi 3-2, për t’u shpallur kampion.