Të mbjella të shkatërruara, shtëpi të vërshuara, janë disa nga dëmet e reshjeve të fundit, raporton T7
Shiu ia dëmtoi dyshemenë e shtëpisë.
Pas reshjeve të mëdha në Zllakuan të Klinës, Pal Mrijajt shiu i hyri në katin e parë të shtëpisë duke i shkaktuar dëme që i konsideron të mëdha.
Pos, dyshemesë së shtëpisë, atij i është prishur edhe vetura.
E një tjetër banor i Zllakuçanit po tenton të rregulloj oborrin pasi shiu i madh ia morri një pjesë të dheut.
Hiç më mirë nuk kanë shpëtuar as të mbjellat në këtë fshat të Klinës.
E drejtori i emergjencave, Iber Elezaj, thotë se janë në ndihmë të qytetarëve.
Nga vërshimet janë prekur edhe fshatrat e Istogut.
Reshjet kanë bërë që të grumbullohet shumë ujë në tokat me grurë e misër.
Muhamet Pukaj, bujk nga fshati Drejë, thotë se të gjithë të mbjellat e tij kanë shkuar dëm nga vërshimet.
E dikujt nuk i ndihmoi as kanali që e kishte hapur, për t’ia shpëtuar grurin.
Drejtori i Bujqësisë, Lulzim Shoshi, thotë se Komisioni i Komunës së Istogut do të bëj vlerësimin e dëmëve nga reshjet e fundit.
Vetëm vitin e kaluar nga vërshimet në Istog, bujqit kanë pësuar afër 170 mijë euro dëme.