Fjalë Kyçe

Vërshime të mëdha në rrugët e Bosnjës

Vërshime të mëdha në rrugët e Bosnjës

Stuhi të mëdha me shi kanë përfshirë Bosnjen dhe Hercegovinen qendrore dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa qytete.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar videot dhe fotografitë e rrugëve me stuhi të mëdha me shi nëpër qytete.

Në Sarajevë, në pasdite janë ulur shtigjet e shiut, gjë që ende e vështirëson lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Uji ka vërshuar edhe në disa parkingje, dhe në disa ndërtesa në qendër të qytetit. Në qendrën e Sarajevës, për shkak të stuhive të fuqishme, disa semafore nuk kanë funkcionuar , thotë agjencia Anadolija.

Shumë automjete kanë mbetur në rrugë, një rrugë në pjesën më të madhe të Bashçarshisë është gjithashtu nën ujë.

Vërshime të mëdha ka edhe në Zenicë, njoftoi agjencitë Fena.

Në afërsi të pompës së benzinës “Benzina e Brkiçit” në Zenicë do të bëhet aktivizimi i rrëshqitjeve, të cilat kërcënojnë të shkatërrojnë muret në rrugën rajonale Zenica-via Vjetrenice-Vitez.

Sipas parashikimit të kohës shiu do të vazhdon deri në fund të ditës, kurse nesër paradite do të ketë pakësime graduale të vranësirave.