Shkaku i reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që ndodhën të mërkurën në Gjilan, projekti i zgjerimit të rrugës nga qendra deri në dalje të saj, në rrugën drejt Ferizajt, është vënë në rrezik.
Teksa punimet për përfundimin e këtij projekti, i cili parasheh zgjerimin e rrugës dhe shtimin e korsive nga dy në katër, ai është në rrezik shkaku i vërshimeve në rrugët e qytetit të Gjilanit.
Nga fotografitë që lexues të Insajderit kanë dërguar në redaksi, shihet se si vërshimet e ujit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut nën njërën korsi të rrugës, e cila është asfaltuar.
Këto telashe, Komunës së Gjilanit i janë hapur teksa ende nuk ka përfunduar në tërësi projekti, pasi që ende nuk është asfaltuar pjesa tjetër e rrugës, e cila përbën korsitë e treta dhe të katërta – siç parashihet në projekt.