Fjalë Kyçe

Vërshohen rrugët në Prishtinë nga shiu

Vërshohen rrugët në Prishtinë nga shiu

Sikurse mbrëmë, edhe në mëngjesin e së premtes kanë vazhduar reshjet e shiut në Kosovë.

Kjo ka bërë që rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë të vërshohet nga shiu.

Kurse nga reshjet e natës së kaluar më së shumti dëme pësuan disa fshatra të komunës së Gjilanit, ku madje kryetari Lutfi Haziri iu kërkoj qytetarëve që në rast përkeqësimi të situatës të largohen nga shtëpitë e tyre.