Fjalë Kyçe

Vesa ka një përgjigje për serbët që ‘vërshuan’ me komente në llogarinë e saj

Vesa ka një përgjigje për serbët që ‘vërshuan’ me komente në llogarinë e saj

Vesa Lum ka një porosi për ndjekësit serbë.

Vesa Luma është një ndër artistet që ditët e fundit po pranon komente fyese nga ana e serbëve, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo erdhi pasi ajo dhe shumë artistë të tjerë përkrahën nismën, me të cilën i kërkojnë kompanisë Apple ta vendos Kosovën në hartë.

“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni…Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo..eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”, ks shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka qenë cak i një fushate të medieve serbe kundër saj, pas publikimit të flamurit “Autochthonous”