Rastet e para me virusin vdekjeprurës tashmë janë konfirmuar edhe në Kosovë, ndërsa dy persona janë duke u trajtuar në QKUK.
Në mesin e shumë personazheve publike, një reagim së fundmi e ka bërë edhe artistja e mirënjohur Vesa Luma.
Këngëtarja ka theksuar se nuk është e vërtetë që coronavirusi zhduket me rritjen e temperaturave.
Artistja, e cila jeton dhe vepron në Zelandën e Re, ka shkruar se virusi në hemisferën jugore ka marrë hov që nga fillimi i janarit në mbi 30 gradë celcius.
Ndërkohë që përmes postimeve në InstaStory ka këshilluar që të qëndroni sa më shumë në shtëpi.