Fjalë Kyçe

Vesa Luma sjell pamje nga atmosfera në një dasmë shqiptare në Zelandë të Re

Vesa Luma sjell pamje nga atmosfera në një dasmë shqiptare në Zelandë të Re

Kosova prej ditës së mërkurë ka hyrë në masa të reja kufizuese, të cilat ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 5:00, si dhe ka mbyllje totale të gastronomisë dhe tekstilit, duke lejuar vetëm shërbimet “blej/merr me vete”.

Por në një situatë ndryshe, ndodhet shteti i largët i Zelandës së Re, në të cilin prej vitesh jeton këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.

Atje po lejohet edhe organizimi i eventeve të ndryshme, me një numër të caktuar personash.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Luma ka bërë të ditur se ka qenë prezente në një dasmë të organizuar nga komuniteti shqiptar në Zelandën e Re.