Fjalë Kyçe

Veseli, a do t’i largojë protagonistët e “Pronto”-s?

Veseli, a do t’i largojë protagonistët e “Pronto”-s?

Gjykata ka konfirmuar aktakuzën për rastin “Pronto” ku të përfshirë janë disa zyrtarë të PDK-së.

Në gjykatë është deklaruar i pafajshëm. E mbrojtja e Besim Beqajt, ka kërkuar që edhe aktakuza e ngritur ndaj Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të hudhet si e pa bazuar.

Por, Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë ia ka konfirmuar aktakuzën Beqajt.

Pos tij, aktakuza u është konfirmuar edhe ndaj deputetit Zenun Pajziti, ish deputetit Adem Grabovci dhe të tjerëve në rastin “Pronto”.

E në mesin e të akuzuarve ka edhe ministra të PDK-së, kryetari i së cilës pati thënë se nëse ndonjë ministër i tij do kishte aktakuzë, do e shkarkonte.

E dorëheqjen duket se nuk e kanë ndërmend as antarët e PDK-së.

Besim Beqaj i kontaktuar nga televizioni nuk ka pranuar të flasë.

Të arsyeshme për tu deklaruara për këtë çështje nuk e ka parë as deputeti Zenun Pajaziti.

Në anën tjetër numri i ministrave me aktakuza në Qeverinë “Haradinaj” vetëm sa po shtohet.

Aktualisht është ministri i Infrastrukutës, Pal Lekaj, ai i Inovacionit, Besim Beqaj.

Ndërkohë, në kabinetin Haradinaj ka edhe të dënuar, si zëvendëskryeministri, Dardan Gashi e ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Kjo dukuri e krijuar nga Haradinaj po shihet si shqetësuese në Institutin Demokratik të Kosovës.

Kurse praktikë e ministrave me aktakuza ka pasur edhe në qeverisjet e kaluara, si rasti i Ferid Aganit për stenda, mirëpo ai pati dhënë dorëheqje.