Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se i ka hyrë përnjëmend që ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.
“Jam i vetmi që merrem direkt me brengat e qytetarëve. Jam i vetmi që nuk akuzoj por veproj. I kam dalë përballë sfidës kundër korrupsionit me veprime konkrete. Kam filluar nga partia atë për ta ndalur atë si fenomen. Jam i vetmi që marrë vendime drejtpërdrejt dhe konkrete për perspektivën e rinisë. Jam i vetmi që mund të ruaj kontinuitet. Partneriteti me BE dhe SHBA i duhet Kosovës sa më 1998-99”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.
“Të gjitha partitë kanë qenë ose janë në pushtet. E vetmja PDK dhe unë, nuk po e akuzoj askënd. Po i thërras: Ejani bëhemi bashkë për një Kosovë më të mirë. T’i japim perspektivë punësimit të të rinjve”.
“Jam i vendosur dhe do t’i shkojë deri në fund sepse është rruga e vetme e drejtë. Ka skepticizma e di. Veprimet që i kam bërë i kam bërë pa e ditur se do të shkojmë në zgjedhje. Kur kam filluar pas 17 vitesh largimin e uzurpatorëve që në konferencën e parë ka pas skeptcizima. Për 90 ditë janë larguar të gjithë uzurpatorët nga pronat publike”.
“Mesazhi është: Kur e shohin njerëzit që kemi vendosmëri. Plani kundër korrupsionit. Byroja anti korrupsionit do të jetë tmerr-ankth për njerëzit e korruptuar. Konfiskimi i pasurisë, ligji kundër nepotizmit”.
“Duhen ushtarë për të arritur këto suksese. Ushtarët janë gjyqësori dhe policia. Kam folur direkt dhe dikush nuk guxon as t’i përmend”.