Fjalë Kyçe

Veseli dashamirës i muzikës, flet për Dua Lipën e Rita Orën

Veseli dashamirës i muzikës, flet për Dua Lipën e Rita Orën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli që njëherësh është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës, ka treguar se ka një shije të rafinuar të zhanreve të muzikës.

I ftuar në emisionin Rubikon në KTV, është pyetur se cilët janë këngëtarët që ai i dëgjon më së shumti, Veseli ka përmendur tre këngëtar.

“Dëgjojë Inva Mula, besa besa edhe Ilir Shaqirin, kur iu këndon heronjve, i dëgjoi Ismet Behgjetin, të cilin e du se na pat sjellë Radio Kosovën e Lirë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa derisa është pyetur edhe për këngëtarët ndërkombëtar ai ka thënë se dëgjon Rita Orën, Dua Lipën vetëm pse janë të Kosovës dhe se fëmijët e tij i pëlqejnë.

“Nga të jashtmit këto çikat veç pse janë të Kosovës i ngojë, se fortë…ama fmija i kanë qef dhe unë i dëgjoi se kam”, ka thënë Veseli.