Fjalë Kyçe

“Veseli dëshiron largimin e Haradinajt pa shkuar në zgjedhje”

“Veseli dëshiron largimin e Haradinajt pa shkuar në zgjedhje”

Këmbëngulësia e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka shtyrë partnerin më të madh të koalicionit, PDK-në, që të paralajmërojë rrëzimin e Qeverisë. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe lider i PDK-së, tha para pak ditësh se të gjitha qeveritë mund të ecin, por asnjë qeveri nuk mund t’i rrezikojë raportet me SHBA-në, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, shefi i ekzekutivit përsëriti edhe gjatë ditës së djeshme se tarifa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se synimi i Veselit është ta largojë Haradinajn nga pozita e kryeministrit pa shkuar fare në zgjedhje, kjo vetë kreu i PDK-së ua ka “drojën” zgjedhjeve në këtë kohë.

Ndaj çelësi për ta gjetur një zgjidhje duke i shmangur zgjedhjet sipas tyre po vazhdon të kërkohet brenda LDK-së. Por zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se zgjedhjet përbëjnë të vetmen zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.