Fjalë Kyçe

Veseli dorëzon kallëzim penal për grupin që ia përdorën emrin për fajde

Veseli dorëzon kallëzim penal për grupin që ia përdorën emrin për fajde

Kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal për një grup që ia përdorën emrin në veprimtaritë e tyre, fajde.

“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Sot, gjatë një konferencë për media, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa u shpreh se do të kërkojë hetim të plotë.

“Emri im është keqpërdorur në një akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, tha ai në konferencë për shtyp.