Fjalë Kyçe

Veseli: E sigurova nënsekretarin amerikan se nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve Kosovë-SHBA

Veseli: E sigurova nënsekretarin amerikan se nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve Kosovë-SHBA

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë detaje për takimin e sotëm me nënsekretarin amerikan, David Hale.

Veseli, ka thënë se në takim ka theksuar se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, shkruan Gazeta Alo.

Madje, ka thënë se e ka siguruar nënsekretarin amerikan se për asnjë arsye nuk do të lejon rrezikimin e raportve ndërmjet Kosovës dhe SHBAvë.

Postimi i tij i plotë:

Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të./Gazeta alo/