Fjalë Kyçe

Veseli: Falë dëshmorëve e veteranëve sot jemi të lirë

Veseli: Falë dëshmorëve e veteranëve sot jemi të lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar bashkëluftëtarët e tij veteranë të UÇK-së në ditën e veteranit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës dhe se falë tyre, sot jemi të lirë e shtet sovran.

Postimi i plotë i Veselit :

Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës.

Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran.

Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare.