Fjalë Kyçe

Veseli fillon iniciativën për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Veseli fillon iniciativën për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm.

Sipas tij, ky është obligim që duhet të bëhet i pashmangshëm, shkruan Gazeta Alo.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se tashmë ka filluar iniciativën për këtë qëllim, ku edhe ka treguar se ka pritur në takim personat adekuat për këtë çështje.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale”, ka shkruar Veseli.

Gjatë ditës së djeshme edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka këkruar që Kuvendi i Kosovës të nxjerr urgjentisht një rezolutë përmes së cilës do të dënoheshin krimet serbe në Kosovë./Gazeta Alo/

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli