Fjalë Kyçe

Veseli: Hanin e Elezit do ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur

Veseli: Hanin e Elezit do ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar fushatën në Han të Elezit dhe në Shtërpcë, shkruan GazetaAlo.

Ai ka ka thënë se me ardhjen e tij si kryeministër, do të angazhohet që ta bëj Hanin e Elezit zonë shumë të zhvilluar, ndërsa Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.

“Qytetarët tanë e meritojnë një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu” ka thënë Veseli.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Postimi i tij i plotë:

Dy vendbanime, me qytetarë të mrekullueshëm, ku me investime më të mëdha mund të bëjmë edhe ne mrekulli.

Si Kryeministër i ardhshëm me besimin më të madh qytetar, për Hanin e Elezit do të angazhohem që ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.

Qytetarët tanë e meritojnë një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu.

Në votën tuaj dhe në numrin 112 është e ardhmja e Kosovës!