Fjalë Kyçe

Veseli i bindur: Baza e Bondsteelit do të jetë në Kosovë

Veseli i bindur: Baza e Bondsteelit do të jetë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pa mbledhjes së kryesisë ka folur për vizitën e zyrtarëve të lartë amerikan duke thënë se çdo vizitë ëshët pozitive për vet faktin se njerëz më shumë përgjegjësi vijnë në Kosovë.

Sipas tij, çdo mesazh dhe çdo përgjigje e ShBA-së duhet të jetë përgjigje bashkërisht edhe e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Ai tha se nuk do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në.

Sipas tij baza e Bondseelit do të jetë në Kosovë.

“Çdo mesazh, çdo përgjigje e ShBA-së duhet të jetë bashkërisht edhe e Kosovës. Ajo që ne duhet të bëjmë është që mos ta dramatizojmë situatën për fatin e konsumit për rrethana të brendshme qoftë për dialogun qoftë për taksën. Ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë. Po e them këtë sepse shumë gjëra që po ndodhin më tepër janë duke u shfrytëzuar për garë të brendshme me çka edhe po i dëmtojmë qytetarët tonë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Kosova duhet të orientohet në atë që e ka përballë.

“Ne duhet të orientohemi në atë që e kemi përballë nesh e kemi Serbinë nuk e kemi Amerikën. Do të jemi bashkërisht një qëndrim dhe një veprim. Nuk është mirë që për konsum të brendshëm të dëmtohen dhe relativizohen qëndrimet të cilat janë shumë dinjitoze që janë në Republikën e Serbisë”, ka deklaruar kryetari Veseli.

Sipas, Veselit Serbia deri më tani ka treguar agresivitet dhe mosnjohje për Kosovën.

“Qysh sillet Serbia me neve edhe ne do të sillemi me ta”, ka thënë Veseli.

“Në raport me dialogun duhet të jemi serioz ndërsa në raportet me Amerikën duhet të jemi edhe të mençëm. SHBA- janë partneri më i sigurtë dhe më besnik i Kosovës në shtetformim nuk po flas në këtë që e kemi tani. Ne nuk e kemi partner Rusinë por e kemi Amerikën”, ka pohuar Veseli./Gazeta Alo/