Fjalë Kyçe

Veseli i del në mbrojtje Haradinajt: Nuk do ta vëmë në qosh asnjë lider të Kosovës për taksën

Veseli i del në mbrojtje Haradinajt: Nuk do ta vëmë në qosh asnjë lider të Kosovës për taksën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se çështja e vendosjes së taksës është bërë bajat.

Ai deklaron se nuk e kanë ndërmend ta vënë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit për shkak të Serbisë, shkruan Gazeta Alo.

“U bë bajat për taksën, nuk kemi ndërmend të marrim vendim që e vë në qosh asnjë udhëheqës të Kosovës. Kurrë nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Vuçiqit. Punën e taksës largojeni se e keni bërë të madhe pa nevojë. Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe. Taksa është dashur të konsumohet në raport vetëm më Serbinë, kur e kam propozuar taksën 100 ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt e Serbisë e jo SHBA, Francës e Gjermanisë. Kurrë nuk do të  ketë nënshtrim ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, do të shkojmë gradualisht”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Kosova do të shkojë në Paris, e unifikuar.

“Jemi të vetëdijshëm për procesin e rëndësishëm që po kalon Kosova drejt OKB’së. Ne vendimmarrjen e kemi marrë në Kuvendin e Kosovës . Edhe një mesazh për qytetarët tonë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ëkshtu do të jetë ëpr jetë. Qytetarë të Kosovës, po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ndaj qytetarëve, ndaj fqinjëve. Për ne i rëndësishëm është ky proces, ne do të marrim pjesë në mënyrë të unifikuar. Kosova do të shkojë edhe në Paris edhe kudo që ftohet. E falënderojmë zonjën Merkel dhe zonjën Makron”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka plotësuar kritere shumë më shumë se vendet tjera të BE-së./Gazeta Alo/