Fjalë Kyçe

Veseli i premton 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane

Veseli i premton 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se partia e tij është shpresë për Shalën e Lipjanit, shkruan Insajderi.

Veseli përmes Facebook ka premtuar nëse vjen në qeveri, do t’i rris grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj

“Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve ‘Made in Kosova’, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së ka thënë që ata që e punojnë tokën, do të mbeshteten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore nese nën qeverisjen e tij, do të asfaltohen edhe 500 km rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

“Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve”, ka shkruar tutje ai.