Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, zgjedhjet e brendshme në këtë parti i ka quajtur model për partitë e tjera në vend, madje i ka krahasuar edhe me vendit e Ballkanit Perëndimorë.
Veseli, në një prononcim për Ekonomia Online, ka sqaruar se deri tani kanë përfunduar zgjedhjet në 70 përqind të nëndegëve dhe kanë marrë pjesë mbi 40.000 persona.
“Mundë të konstatoj se vetëm deri tani kur procesi zgjedhorë ka përfunduar në 70%, të njësive të Partisë Demokratike të Kosovës, njësive zgjedhore, do të thotë kanë marrë pjesë rreth 40.000 veta. Është një numër i jashtëzakonshëm. Është një fuqi politike e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës, për Dekadën e Re, për traformimin dhe modernizimin e shoqërisë sonë kosovare për ndërmarrësi, për inovacionin, për fermerët, për punëtorët, për mjekësinë, për të gjithë dikasteret”, ka deklaruar Veseli.
“Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, janë duke ecur në një formë do të thoja më transparente, më demokratike, më të hapur, ma konkurruese, që nuk besoj që as në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, ndodhë te një parti politike. Ka një konkurrencë, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur si kryetar i partisë, për vet faktin se kemi një përgjigje të madhe të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave në Republikën e Kosovës, burrave dhe grave profileve të ndryshme intelektuale, akademike, punëtore, fermerë, të gjitha kategoritë po marrin pjesë në procesin zgjedhorë”.
Veseli këto zgjedhje i ka quajtur reflektuese edhe në ato pjesë ku sipas tij, ka pasur ngecje. “Jemi duke pasur për fat të mirë edhe reflektim. Jemi duke reflektuar në ato momente ku kemi pasur ngecje. Jemi duke reflektuar me individë të cilët mund të kenë gabuar, do të thotë ka një reformë e cila po zhvillohet në mënyrë të qetë, në mënyrë shumë natyrale dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur”.
Lideri i PDK-së Kadri Veseli për Ekonomia Online ka treguar se zgjedhjet brenda kësaj partie do të përfundojnë në muajin prill.
“Unë pres që nga pjesa e dytë e muajit prill të përfundoj i gjithë procesi zgjedhor në degët e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pastaj do të kulmoj me Kuvendin zgjedhorë, konventën e madhe tradicionale të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të jenë kandidaturat edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Jam krenarë edhe do të jem edhe më krenarë të jem në krye të kësaj force, do të them përparimtare, politike të Kosovës siç është Partia Demokratike e Kosovës.
Do të thotë do të kandidoj për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës, do ta bëjë publike në momentin kur janë rrethanat më të mira për partinë, do ta respektojë rregulloren të cilën e kanë zgjedhur Këshilli Drejtues për zgjedhje të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe do t’i krijojmë mundësi, do t’i krijomë mundësi secilit që të ketë mundësi të marrë përgjegjësi dhe të ketë drejtë zgjedhjeje”.