Fjalë Kyçe

Veseli kërkon pezullimin e taksës brenda kësaj kohe

Veseli kërkon pezullimin e taksës brenda kësaj kohe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet për 120 ditë.

Veseli ka thënë se pezullimi i taksës ka të bëjë me raportet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Nuk duhet të lejojmë diçka që afron Kosovën me SHBA-në, të jetë pikërisht diçka që dëmton këto raporte”, ka thënë Veseli në RTV Dukagjini.

Veseli ka shtuar se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë dhe ajo do të qëndrojë, derisa Serbia dhe Bosnia ta respektojnë plotësisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Propozimi i aleatit tonë strategjik, SHBA-së nuk është heqja e taksës por pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Prandaj unë kam propozuar pezullim 120 ditor por me kushte të qarta që Serbia gjatë kësaj kohe të respektojë në tërësi mallrat e Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës se nëse pas një periudhe 120 ditore nëse nuk ka reflektim nga Serbia do të ketë reciprocitet.
Sipas Veselit, konfrontimi me një partner, që është garantues i shtetit të Kosovës, për disa politikanë në Kosovë është kënaqësi.