Fjalë Kyçe

Veseli konfirmon mbështetjen e Uashingtonit për Ushtrinë e Kosovës

Veseli konfirmon mbështetjen e Uashingtonit për Ushtrinë e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli në vazhdën e vizitës në SHBA ka vizituar Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington.

Veseli ka thënë se ky institucion mbështet ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

“Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ai ka shkruar se është i lumtur që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, derisa ka bërë të ditur se ka takuar edhe nënkolonelin e FSK’së Enver Vocën si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studimet në këtë universitet.

Ky universitet e ka përkrahur edhe më herët Policinë e Kosovës, aty kanë përfunduar studimet strategjike të sigurisë drejtori kundër terrorizmit, Fatos Makolli si dhe drejtori i policisë kufitare, Mentor Shabani.