Fjalë Kyçe

Veseli porosit Kurtin: Mos u dorëzo para Serbisë për taksën

Veseli porosit Kurtin: Mos u dorëzo para Serbisë për taksën

Lideri opozitar, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

Ka shpreh shqetësim nga, siç thotë ai, ngutisë së tepruar të Kurtit për të përmbushur kërkesat e Serbisë.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”, shkruan Veseli në facebook.

Veseli, gjithashtu ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.

“Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, përfundon Veseli.