Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sot ora 11:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.
Nga burime brenda Kuvendit kuptohet, se Kryesia pritet që sot të caktoj seancë plenare për ditën e enjte ku pritet të themelohet edhe Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.
Po ashtu në këtë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.