Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është duke shikuar ndeshjen Kosovë-Bullgari në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në mbështetje të kombëtares së Kosovës është edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Veseli është në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po e përcjell nga afër ndeshjen Kosovë-Bullgari, ndeshje kjo kualifikuese për Euro 2020.
Veseli edhe përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, e ka përkrahur Kosovën.
“Me këmbë të mbarë, djema. Kosova! 🇽🇰”, ka shkruar Veseli.