Fjalë Kyçe

Veseli: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet që shteti serb i ka bërë në Kosovë

Veseli: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet që shteti serb i ka bërë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritu sot në takim Ilir Bytyqin, vëllaun e vëllezërve Bytyqi të cilëve u morën jetën forcat serbe.

Kryetari, Veseli ka thënë se vëllaut Ilirit, i ka ofruar të gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë , shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet që shteti serb i ka bërë kundër qytetarëve të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e Vëllezërve Bytyçi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”. Sot takova vëllain e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës./Gazeta Alo/