Fjalë Kyçe

Veseli: Nuk i harrojmë kurrë ata që na ndihmuan kur ishte më së vështiri

Veseli: Nuk i harrojmë kurrë ata që na ndihmuan kur ishte më së vështiri

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubime në komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut, shkruan Insajderi.

Veseli përmes Facebook ka thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm që rruga e ndërtuar për ta lidhur Prishtinën me Shkupin është më tepër se premtim.

“Ajo është dëshmi që ne nuk i harrojmë njerëzit tanë, këtej dhe andej kufirit. Nuk i harrojmë kurrë ata që na ndihmuan kur ishte më së vështiri. Na ndihmuan të bëhemi të lirë, sakrifikuan bashkë me ne dhe na strehuan”, ka shkruar Veseli.

Ai ka thënë se kjo rrugë “na bënë krenarë dhe na ofron edhe më shumë me njëri-tjetrin”.