Fjalë Kyçe

Veseli: Për krimet e luftës në Kosovë janë dhënë 189 vjet dënime për shqiptarët, 29 vjet dënime për serbët

Veseli: Për krimet e luftës në Kosovë janë dhënë 189 vjet dënime për shqiptarët, 29 vjet dënime për serbët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 20 vjet pas luftës për krimet që ajnë bërë në Kosovë nga ana e Serbisë më 189 vjet dënime janë dënuar shqiptarët, deri sa ata që piëkrisht kanë qenë agresori janë dënuar me vetëm 29 vjet dënime.

“Deri më tash për krimet e Serbëve në Kosovë janë dhënë 189 vjet dënime për shqiptarët gjersa vetëm 29 vjet dënime për serbet, kush ka qenë agresori këtu”, ka deklaruar Veseli, shkruan Gazeta Alo.

Veseli, ka thënë se Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë.

“Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë për krimet që Serbia I ka bërë në Kosovë dhe të vendos drejtësinë deri ën fund. Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar plotësisht, për fat të keq edhe ne nuk kemi bërë sa duhet”, ka thënë ai.

Këto komente kryeparlamentari  Veseli i bëri gjatë pjesëmarrjes merr në Takimin Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë.

Duke folur para përfaqësuesve të shoqatave të pagjeturve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, ka thënë se kriminelët serbë ende nuk janë gjykuar për mijëra krime dhe viktima në Kosovë.

“Po flasim për një Gjykatë Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb, të paanshme, të domosdoshme. Një Gjykate Ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Këto krime qe arrijnë përmasat e gjenocidit. Janë qindra masakra të kryera nga ushtria serbe. Janë dhjetëra-mijëra civilë të vrarë, në mesin e tyre fëmijë e gra. Janë mijëra femra të dhunuara dhe 1 milion shqiptarë të dëbuar nga Kosova, në një përndjekje të ngjashme me Holokaustin e hebrenjve. Ende, 20 vjet pas luftës, për këto masakra dhe krime nuk ka drejtësi. Sepse, Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë për masakrat e Serbisë në Kosovë. Po ashtu, drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar krejtësisht. Për fat të keq, edhe ne vetë, si Kosovë, nuk kemi bërë sa duhet – për sa i përket dokumentimit të të dhënave dhe dëshmitarëve”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Ai po ashtu theksoi se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë do të ngrihet, jo mbi urrejtje, pretendime, por mbi ngjarje (krime, masakra), njerëz dhe dëshmi reale.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova po kërkon drejtësi për njerëzit e saj të vrarë, të masakruar e të dhunuar. Nuk pranon heshtje, as mohim. Dhe kjo drejtësi do të ndodhë. Serbia do të përgjigjet për këto viktima. Mesazhi ynë për kriminelët, mohuesit e krimeve, qyqarët, që sot enden të lirë nëpër Serbi, po ashtu është i drejtpërdrejtë: Do t’ju zëmë të gjithëve dhe do t’ju vëmë në pranga. Keni kryer krime, sepse jeni qyqarë. Keni pasur frikë të përballeni me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e keni sulmuar popullatën civile. Do të na keni prapa … edhe në gjumë”, ka thënë Veseli./Gazeta Alo/