Fjalë Kyçe

Veseli premton investime në akumulacione të ujit të pijes dhe të ujitjes në Drenicë

Veseli premton investime në akumulacione të ujit të pijes dhe të ujitjes në Drenicë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur takime me drenicakë në fshatrat Llaushë dhe Klinë të Ulët të Skenderajt.

Veseli ka thënë se lufta kundër Serbisë kërkoi kryengritje, por lufta për zhvillimin e vendit kërkon ngritje të vetëdijes, kërkon punë, përkushtim, investime.

“Në Drenicë, aty ku lindin heronjtë dhe e zjarrtë është gjithmonë atdhedashuria. Lufta kundër Serbisë kërkoi kryengritje, por lufta për zhvillimin e vendit kërkon ngritje të vetëdijes, kërkon punë, përkushtim, investime.

Rri shumë në Drenicë dhe duke ditur që fshatrat e kësaj treve kanë shpeshherë probleme me ujin e pijshëm dhe për ujitje, ne do të investojmë në akumulacione për të siguruar ujë të nevojshëm edhe për 50 vjetët e ardhshme.

Drenica është zemra e Kosovës, shpirti i UÇK-së dhe fuqia e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpërndajeni! #PDK112”, ka shkruar Veseli.