Fjalë Kyçe

Veseli reagon ndaj sulmit të sërishëm të gruas rome në Ferizaj

Veseli reagon ndaj sulmit të sërishëm të gruas rome në Ferizaj

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është i shokuar nga ky veprim.

“Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend”.
Pas një sulmi që pati në Lipjan, gruaja rome është sulmuar sot edhe në Ferizaj.
Akoma nuk dihen detajet se si ka ndodhur rasti.